Bajerni i Mynihut shpenzoi 35 milionë euro për t’ia marrë Benfikës në vitin 2016, por Renato Sançes që pas Euro 2016 ka mbetur në vendnumëro.
Mesfushori portugez dështoi edhe në Angli, ku u huazua te Suonsi, por këtë sezon Bajerni e riktheu në ekip, me bindjen se 21-vjeçari do shpërthente.
Gjithçka e kotë, sepse Sançes ka luajtur shumë pak ndeshje si titullar dhe në një intervistë për Kicker ditët e fundit ka dalë hapur, duke kërkuar largimin.
“Jam i zhgënjyer dhe nuk jam i lumtur në Mynih. Shpresoja të luaja rregullisht, kjo nuk po ndodh.
“E ardhmja? Nuk varet prej meje, por dua të luaj, kudo qoftë, në Gjermani apo diku tjetër”.