Flet e ëma e Sala: Duam drejtësi, dhimbja dhe zemërimi nuk shuhen kurrë

0

Vdekja e Emiliano Salës dy muaj më parë trishtoi gjithë botën e futbollit. Sulmuesi argjentinas u nda nga jeta në momentin më të mirë, pikërisht atëherë kur kishte firmosur kontratën e jetës.

28-vjeçari u transferua nga Nanta te Kardifi dhe ishte gati për të shënuar në Premier. Një gjë e tillë do e ndihmonte të realizonte ëndrrën e madhe për të luajtur me Argjentinën e tij. Avioni që po e transportonte drejt Uellsit u rrëzua dhe të gjithë vajtuan humbjen e tij, madje edhe ata që nuk e kishin parë kurrë të luante.

Dhimbja e madhe për të gjithë, sidomos për familjarët. Mercedes është e ëma e Emilianos. Zemra e saj e di çfarë ka kaluar, por ajo kërkon drejtësi. Siç thotë edhe vetë, pikëllimi, dhimbja dhe zemërimi do e shoqërojnë deri në frymën e fundit, por ajo kërkon të dijë të vërtetën e ngjarjes tragjike. Në një prononcim për “L’Equipe”, Mercedes flet për bisedën e fundit të bërë me djalin e saj dhe dhimbjen e madhe që nuk do zbutet kurrë…

Unë kisha biseduar me Emilianon përpara se të ngjitej në atë avion dhe i thashë se do ta telefonoja pasi të mbërrinte në hotel në Kardif. Ca orë më vonë tentova të lidhesha me të, por nuk përgjigjej. Provova përsëri pas gjysmë ore, por asgjë. Pastaj mora në telefon agjentin, i cili më tha se avioni ishte zhdukur. Nuk janë kujdesur për të, ashtu siç duhet bërë me një lojtar 17 milionë eurosh.

Shumë gjëra janë të paqarta. Po presim që të kuptojmë pse dhe si vdiq Emiliano. Nëse është faji i neglizhencës së aeroportit, pilotit, apo ndërmjetësit. Ndjej trishtim dhe dhimbje të madhe, por edhe zemërim. Ky pikëllim dhe zemërim do të zgjasë gjithë jetën”, përfundon e ëma e Emilianos së pafat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.