Selmani në “J Medical”, te Laçi qetësohen

Gentian Selmani humbi ndeshjen me Spanjën, ndërkohë që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi as në takimin kundër Estonisë. Portieri i Laçit bëri rezonancën në Shqipëri dhe iu tha të pushonte disa ditë dhe më pas të niste terapinë.

Gjithsesi i ka dhënë tjetër zgjidhje, pasi ka fluturuar drejt Torinos. Portieri po kryen fazën rikuperuese te J Medical, klinika e Juventusit. Sigurisht ka bërë më parë edhe kontrollet mjekësore dhe brenda pesë ditësh do të jetë “OK”.

Kështu Selmani do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Laçi luan kundër Teutës. Një lajm i mirë për trajnerin Mërgjyshi, i cili do ta ketë kapitenin në urdhra në takimin e radhës. Portier i dytë te bardhezinjtë është një tjetër i ri si Klevis Hasanbelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online