Murinjo e do me çdo kusht, as 60 milionë € nuk mjaftojnë

0

Zhoze Murinjo kërkon përforcime për skuadrën e tij. Gjatë verës ai pati ankesa ndaj drejtuesve për ndërhyrjet e bëra dhe tanimë kërkon një lojtar për qendrën e mbrojtjes. Për këtë ai ndërmori një udhëtim drejt Malit të Zi.

Ai ndoqi takimin Mal i Zi-Serbi dhe në fokus ishte mbrojtësi Nikola Milenkoviç. Portugezi e pëlqen mbrojtësin e Fiorentinës dhe në Angli janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për lojtarin serb. Por “Vjollcët” nuk heqin dorë prej tij.

Junajtid e do në janar, ndërsa Fiorentina nga ana tjetër e di që vlera e 20-vjeçarit deri në verë do të rritet. Gjithashtu duan që në fund të sezonit të sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe për këtë lojtarët më të mirë duhet ta mbyllin sezonin në Firence.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.