Selmani: Mendoj vetëm për Laçin, të bashkuar ia dalim!

Gentian Selmani, kapiteni i Laçit, vlerëson Hapoel Ber Sheva, rivalin e kurbinasve në Europa League. Gjithsesi ai thekson se nuk i druhen kundërshtarit dhe do të bëjnë maksimumin. Sigurisht duhet bërë një lojë e mirë në grup që të shkohet te suksesi.

“Besoj se do jetë një ndeshje shumë e fortë, ata kanë një ekip cilësor. Ishte nga rivalët më të fortë që mund të na binte. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv dhe kjo arrihet duke bërë maksimumin. Po punojmë të qetë për të qenë gati për ndeshjen me Hapoel Ber Sheva”, është shprehur mes të tjerash Selmani për Supersport.

Izraelitet janë favoritë dhe pritet që të komandojnë në lojë, çka sjell edhe më shumë punë për Selmanin. Gjithsesi ai thekson se e gjithë është lojë ekipore dhe shokët do jenë krah tij. “Uroj të jemi të gjithë në formë. Ekipi më ndihmon mua, unë i ndihmoj. Po e përgatitemi në mënyrën më të mirë që ta përballojmë forcën e tyre”.

E ARDHMJA DHE KOMBËTARJA – “Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen, jam pjesë e ekipit të Laçit. Nuk e kam shumë mendjen te merkato, por po mendoj të jap maksimumin për ekipin. Mund të vazhdoj, ose të largohem. Gjithsesi për momentin jam pjesë e Laçit”, shton Selmani, i cili më pas flet për kombëtaren.

“Kombëtarja? Është privilegj i madh të jesh pjesë e Shqipërisë, është ndjesi e mirë dhe krenari. Unë mund të luaj edhe me Shqipërinë U21, pasi e kam moshën. Shpresoj që ekipi të marrë rezultate të mira në vazhdim. Në fillim nuk kemi pasur fat, uroj të vazhdojmë me rezultate pozitive”, përfundoi kapiteni i kurbinasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online