E ardhmja dhe Debreceni, Ylli Shameti besimplotë

0

Ylli Shameti u penalizua sezonin e shkuar nga dëmtimet, ndërkohë që e mbyll kampionatin para kohe. Tashmë është rikuperuar dhe është në luftë me kohën për të kapur formën e duhur para sfidës me Debrecenin, që zhvillohet më 11 korrik.

“Shpresoj qe më këtë stërvitje që po bëj, të jem gati për ndeshjen e parë. Ende nuk e kam kapur formën 100%”, shprehet Shameti për RTSH Sport, ndërkohë që vlerëson pozitivisht faktin që ekipi nuk ka pësuar shumë ndryshime.

“Këtë vit kemi pasur më pak lëvizje dhe është gjë e mirë, pasi duhet më pak kohë që të koalidohet ekipi”, shtoi gjirokastriti i mbrojtjes, i cili më tej edhe në lidhje me të ardhmen e tij. “Për momentin jam i fokusuar të kap gjendjen maksimale dhe të ndihmoj ekipin të kalojmë turin e parë të paktën. Dëshira është e dyanshme për të arritur një marrëveshje, që as nuk e diskutoj”, deklaron Shameti.

Në fund ai flet edhe në lidhje me shanset e kalimit në turin e dytë të Europa League. Debreceni shikohet si një kundërshtar normal nga kapiteni: “Duhet të jemi të gatshëm që të mbajmë presionin, të jemi në maksimumin ton, të qetë në kokë dhe të fortë në këmbë. Uroj të kemi edhe fatin me vete, që ta kalojmë këtë tur. Ky objektiv nuk është as shumë i lehtë, por as shumë i vështirë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.