Portieri i kurbinasve do të ketë punë ndaj izraelitëve. Hapoel Ber Sheva ka marrë vlerësimin maksimal në kampin bardhezi. Edhe pse favorit është kundërshtari, Selmani thekson se duhet të kenë besim.
“Mendoj se është një short i fortë, na ra një ekip që ishte më lart se rivalët e tjerë të mundshëm. Prurjet janë të rëndësishme, shpresoj të ambientohen shpejt. Ndeshjet zyrtare tregojnë forcën tonë reale. Nëse nuk kemi besim, s’kemi pse hyjmë në fushë. Hyjmë për të bërë më të mirën”, ka thënë mes të tjerash Selmani për RTSH Sport.
Laçi ndeshjen e parë me Hapoel Ber Sheva e zhvillon të enjten e 11 korrikut, prej orës 17:30. Së shpejti pritet të dalin edhe biletat në shitje, ndërkohë që ende nuk janë publikuar çmimet. Si zakonisht, kurbinasit do të luajnë në stadiumi e tyre, pasi i plotëson kushtet.