Selaniku “zjarr”, PAOK gjunjëzon Panathinaikosin

Tetë ndeshje, 8 fitore dhe kreu i mbërthyer fort, edhe pse 2 pikë penalizim ndoshta do të peshojnë deri në fund të kampionatit.

PAOK ka fituar edhe sot, duke mposhtur 2-0 Panathinaikosin e “ish”-it Ergys Kaçe, i cili luajti në fundin e ndeshjes (edhe karton i verdhë për një bërryl të ngritur rrezikshëm), kur gjithçka kishte marrë fund në favor të vendasve.

Në një atmosferë të zjarrtë, falë tifozerisë së jashtëzakonshme të PAOK-ut, në Selanik u luajt një ndeshje me një drejtim, sepse PAOK dominoi. Në stadium nuk mungonte parulla e zakonshme: “Maqedonia është një e vetme dhe është këtu”, por në Greqi e konsiderojnë normale.

Panathiniakos, me 6 fitore e 1 barazim në 7 ndeshjet e para, e ka nisur sezonin me 6 pikë minus dhe nuk shkon dot në kupat e Europës, ndaj sfida në Selanik nuk ishte aq me peshë sa për vendasit.

Prijoviç shënoi golin e parë në minutën e 51-të dhe Limnios siguroi fitoren në minutën e 76-të, ndërsa PAOK fluturon në krye, me 22 pikë, 6 më shumë se rivalët e vërtetë, AEK e Olimpiakos. Këta të fundit fituan me vuajtje 1-0 ndaj Apollon Smirnit modest, duke shënuar në minutën e fundit me Manos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online