Skuadra e Çelsit do të kërkojë 5 milionë sterlina në rast se Maurisio Sarri nuk do të respektojë kontratën e tij. Flitet shumë për një rikthim të Sarrit në Serie A, me skuadrën e Juventusit që është ende në kërkim të një trajneri, pas largimit të Alegrit.
Te Blutë e Londrës, janë të shqetësuar për përqëndrimin e trajnerit të tyre në punën e tij, sidomos para një finaleje shumë të rëndësishme si ajo e Europa League. Si pasojë, drejtuesit e klubit kanë thënë para mediave se çdo ekip që kërkon të marrë Sarrin, do të paguajë 5 milionë sterlina.
Një shumë e konsiderueshme kjo, duke marrë parasysh se edhe rroga e Sarrit nuk është aspak modeste. Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të vazhdojë të insistojë për trajnerin e Çelsit, apo do të shikojë për alternativa të tjera.