Sarri te Juventus? Napolitanët janë të shqetësuar

0

Lorenco Insinje është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli, luan prej shumë vitesh si titullar i padiskutueshëm dhe i është besuar shiriti i kapitenit. Lajmi që po qarkullon më shumë në mediat italiane është transferimi i Maurisio Sarrit te stoli i Juventusit, lajm që nuk është pritur aspak mirë nga Insinje.

Për mediat italiane, shtatshkurtri i sulmit napolitan, tha: “Nëse Sarri zgjedh Juventusin, atëherë kjo është tradhëti. Po të zgjedhë Juventusin, do të ishte një dhimbje e madhe për të gjithë napolitanët.

Megjithatë, ai është një trajner profesionist dhe te Napoli dha gjithçka. Është vendimi i tij, por në fund shpresoj që të mos shkojë te Juventusi”, përfundoi Insinje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.