Sarri “prishi” planin Suso-Kajehon

0

Të shtunën në mbrëmje Seria A na dhuron një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit. Napoli ndeshet me Milanin dhe pritet një duel i zjarrtë. Djemtë e Ançelotit duan të vazhdojnë me fitore, ndërsa pritet me interes të madh debutimi i kuqezinjve, të cilët nuk luajtën përballjen me Xhenoan për shkak të tragjedisë në qytetin e Xhenovës.

Në fushë priten të zbresin dhe dy lojtarë që për fare pak mund të luanin me uniforma të kundërta. Flasim për Suson dhe Kajehon. Klubet kishin arritur një akord për shkëmbimin kokë me kokë, siç citon “Tuttosport”. Milan dhe Napoli kishin arritur marrëveshjen për shkëmbimin e dy spanjollëve, por kjo gjë nuk u realizua kurrë.

Suso ishte një nga të preferuarit e Sarrit, por ai u largua drejt Çelsit, ndërsa për Ançelotin, ai nuk ishte një prioritet. Më vonë u ndërruan dhe drejtuesit e klubit të Milanit dhe spanjolli u bind për të qëndruar në Milano.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.