Gonzalo Higuain vijon të kalojë një sezon mes shumë ulje-ngritjesh dhe që nga transferimi në Londër te Çelsi, ka arritur të shënojë vetëm tre gola në 10 ndeshje të zhvilluara. Lidhur me formën e argjentinasit, ka folur trajneri i tij, Mauricio Sarri, i cili ka folur dhe për qëndrimin e mundshëm të “El Pipitas”.
“Higuain më ka thënë që është e vështirë, sepse nga ana fizike, mbrojtësit në Angli janë shumë të fortë. Arbitrat janë më ndryshe se në Itali dhe është një futboll tjetër, sidomos për portierët dhe sulmuesit, është krejtësisht ndryshe. Mendoj se ka nevojë për kohë, por këtu nuk kemi kohë. Kështu që e duam në nivelet më të larta këto dy muaj.”
“Nuk e di në rast se do të qëndrojë. Dua ta shoh në formën më të mirë të mundshme këto dy muaj. Për momentin është shumë i rëndësishëm për ne. Kemi nevojë për Gonzalon. Nuk është e thjeshtë të mësohet me këtë kampionat”, përfundoi Sarri.