Sarri: Hazard largohet nëse do, por jo me atë çmim…

Çelsi fitoi derbin ndaj Uest Hemit, por me mire le të themi Hazard e fitoi derbin, sepse ishte mbrëmja perfekte e belgut, një lojtar në kulmin e karrierës, i cili bën atë që dëshiron në fushë dhe tashmë po mendon të ndërrojë kampionat, për të gjetur stimuj të rinj dhe ndoshta një futboll që i pëlqen më shumë se ai anglez, ku teknika e tij mbytet nga forca fizike dhe presingu asfiksues.

Reali i Madridit ka kohë që kërkon ta blejë, kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2020 dhe rinovimi duket i pamundur, ndaj në Londër po përgatiten ta shesin këtë verë.

https://twitter.com/Yedradda/status/1115390238678036481?s=19

Natyrisht, nuk do të shitet për qindarka, sepse Hazard është në këtë moment një ndër 5 lojtarët më të mirë në botë, i aftë t’i ndryshojë ndeshjet si pak të tjerë, mjafton të shohim golin e parë ndaj Uest Hemit, një ndër më të bukurit në karrierën e anësorit ofensiv.

Pas ndeshjes trajneri Mauricio Sarri foli shkurt për Hazard, por deklarata e tijihstw domethënëse: “Nuk mund të bëjmë asgjë, nëse Hazard dëshiron të largohet, nuk do ta pengojmë. Megjithatë, 100 milionë sterlina janë pak për të, është si ta dhurosh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online