Kritikat për të si trajner dhe futbollin e tij janë të shumta, por Mauricio Sarri nuk ka ndërmend të ndryshojë. Trajneri italian arriti të dërgojë Çelsin në finalen e Ligës së Europës, aty ku do të ketë përballë Arsenalin e Unai Emeri, mjeshtrin të këtij kompeticioni.
Finale e gjitha angleze, ashtu si edhe në Champions midis Liverpulit dhe Totenhemit, duke konfirmuar faktin që Premier Liga është prej kohësh kampionati numër një në planet. Sarri ndihet i lumtur për këtë gjë dhe tregon ndryshimet midis Anglisë dhe vendlindjes së tij. Ushqim dhe kulturë tjetër dhe mbi të gjitha shumë ndeshje plot ritëm ishulli.
“Futbolli anglez është në rritje, edhe pse zhvillohen shumë ndeshje në kampionat. Kultura futbollistike këtu është e veçantë. Kam gjetur një vend që ndryshon shumë nga Italia në aspektin e ushqimit dhe kulturës. Të gjithë trajnerët në Premier janë europianë dhe luhet një futboll me taktikë të avancuar, por pa humbur ritmin klasik anglez. Zbavitëm me kaq shumë ndeshje, por nuk kam mundur të merrem shumë me fazën defensive. Rikthimi në Itali? Jo, nuk bëhet fjalë për momentin”, përfundon Mauricio Sarri.