Hasani në luftë me kohën, pikëpyetjet e mëdha të Memës

Edon Hasani dje nuk është stërvitur me Tiranën, ndërkohë që ka kryer terapi. Edhe sot do të ndodhë e njëjta gjë me mesfushorin shkodran, i cili është edhe shënuesi më i mirë i bardhebluve me 10 gola të realizuar. Mesfushori ka pasur një shqetësim një ditë para ndeshjes me Luftëtarin në Kupë.

Tashmë Hasani është në duart e mjekëve dhe po lufton me kohën që të rikuperohet. Trajneri Mema, pas ndeshjes me gjirokastritët u shpreh se e lanë pushim mesfushorin dhe se në derbi do të jetë gati. Gjithsesi duhet pritur që të mësohet përfundimisht nëse mund të luajë apo jo.

Erando Karabeci është mungesë e sigurt për derbin, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Oduamadi dhe Dorian Kërçiku do të jenë në dispozicion të stafit teknik në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të këtij sezoni. Mbrojtësi i djathtë ka pak shanse të luajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online