Sarri fillon “revolucionin”, kapiteni e pëson i pari

0

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë te klubi i Çelsit. Me ardhjen e Mauricio Sarrit tek ekipi londinez do të fillojë një epokë e re drejt rikthimit te titulli kampion. Tekniku italian përflitet se po kërkon me çdo kusht një qendërmbrojtës cilësor, lëvizje kjo që mund të  sjellë “divorcin” midis Çelsit dhe kapitenit Geri Kahill.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili luan prej gjashtë vitesh me fanellën e “bluve” të Londrës, nuk është në planet e Sarrit, i cili mësohet se i ka kërkuar presidentit Abramoviç të sjellë në Angli njërin prej Ruganin ose Kulibalin.

Sipas medieve angleze Kahill nuk ka ndërmend të pranojë një vend në stolin e rezervave dhe agjenti i tij ka nisur kontaktet me disa klube të mesit të tabelës, që janë të gatshme t’i ofrojnë lojtarit një kontratë deri në momentin e varjes së këpucëve në gozhdë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.