Sarri do një “virtuoz”, Paratiçi hedh grepat në Londër

Juventusi e ka blinduar mesfushën, por Sarri nuk mjaftohet me kaq. Italiani i ka shprehur dëshirën për të pasur në dispozicion të tij një nga mesfushorët më të mirë në treg, Kristian Eriksen. Danezi ka qenë prej vitësh një dëshirë e Realit, por këtë verë, vëmendja e Zidan është përqëndruar te Pol Pogba.
Eriksen ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez. Prej kohësh ai pret ofertën e Realit, që duket se nuk do të vijë. Nga kjo situatë do të përfitojnë ekspertët e këtyre rasteve, Paratiçi e Nedved.

Duke i shtuar edhe faktin se kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme, Juventusi ka një rrugë të shtruar para për të sjellë Eriksen në Torino. Totenhem do mjaftohej edhe me 50-60 milionë euro, për të mos e larguar pas asnjë para vitin e ardhshëm. Një ndërrim me Dibala është një tjetër mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online