Kastrioti nuk njeh pushime, Vushtria e mposht në miqësore

Kastrioti duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë fazë pregatitore. Ende pa u mbushur 24 orë nga ndeshja e fundit miqësore, krutanët kanë zgjedhur të zhvillojnë një tjetër sfidë. Të besuarit e Ramadan Ndreut këtë herë janë përballur me ekipin kosovar të Vushtrrisë.

Nuk kishte sesi të mos mungonte rotacioni në formacion me shumë lojtarë të rinj në fushë. Ky ka qenë edhe një nga shkaqet e humbjes së krutanëve. Djemtë nga Vushtrria kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë.

Formacioni i Kastriotit: Puja, Neziri, Çela, Guni, Rami, Ndreu, Tigani, Mehmeti, Ymeri, Marku, Bardhi

Miqësore

Kastrioti-Vushtrria 0-2

Shala ‘8, Ahmeti ‘75


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online