Sançez-Junajtid duket drejt fundit, kiliani zbulon destinacionin e ri

Aleksis Sançez ishte një ndër transferimet më të mëdha të Mançester Junajtid janarin e këtij viti, teksa u mor nga Arsenali dhe u shndërrua menjëherë në lojtarin më të paguar në klub. Tashmë kur kanë kaluar gati një vit nga ardhja e kilianit në Mançester, duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Thuajse në asnjë moment sulmuesi nuk ka arritur të bëhet protagonist në “Old Traford” dhe duket se drejtuesit e Junajtid janë lodhur tanimë. Mbrëmjen e së martës, 29-vjeçari u la jashtë ekipit nga Zhose Murinjo, duke e krisuar akoma më shumë marrëdhënien mes tij dhe Sançez.
Siç bëhet me dije nga “The Sun”, Aleksis Sançez duket se ka nisur të mendojë largimin dhe i ka treguar miqve të tij të afërt, që mund të transferohet drejt PSG-së. Momentalisht duket vetëm një spekulim, por situata e kilianit në Mançester nuk është aspak e mirë dhe një largim drejt Parisit, ndoshta do të ishte gjëja e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online