“San Siro” drejt prishjes? Milani arrin të bindë Interin!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani dhe Interi vazhdojnë punën për të patur një stadium modern dhe bashkëkohor. Palët janë në dyshim midis prishjes së “San Siros” e ndërtimit të një stadiumi nga e para dhe rikonstruktimit të tij.

Sipas raportimeve të mediave italiane, opsioni i parë po merr gjithmonë e më shumë mundësi. Diçka e tillë është kërkuar nga Milani, ndërsa po binden për ndërtimin e një stadiumi të ri edhe zikaltrit.

Dy klubet duhet të paraqesin një projekt të përbashkët deri në fundin e muajit prill dhe fjalën e fundit do ta thotë komuna e Milanos. Stadiumi i ri mendohet të ndërtohet në zonën aktuale të zënë nga parkingjet, ndërsa mitiku “San Siro”, stadiumi më i madh në Itali, me një histori 94-vjeçare, mund të përfundojë pjesë e historisë, librave dhe memorjes së tifozëve të shumtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *