VIDEO | I theu këmbën kundërshtarit, klubi përjashton lojtarin

Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin aziatik. Lojtari i kombëtares Uei Shihao kreu një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj futbollistit të Uzbekistanit Obatek Shukurov. Për çudinë e të gjithëve arbitri u mjaftua me një karton të verdhë, ndërkohë që Shukurov u shoqërua me urgjencë për në spital.

Ditën e sotme klubi i Guanzhou Evergrande që ka në pronësi lojtarin deklaroi se 23-vjeçari do të përjashtohet nga stërvitja me ekipin e parë për një periudhë një mujore si pasojë e ndërhyrjes agresive.

Ndërkohë vetë lojtari udhëtoi në hotelin ku po qëndronte skuadra e Uzbekistanit së bashku me një kosh me fruta dhe një karrige me rrota. Në fund të dy lojtarët i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online