Salah “pa frena”: Fitojmë Champions-in dhe Premier Ligën!

Liverpul po kalon një moment fantastik me nisjen e këtij sezoni, ku dhe ndan vendin e parë me skuadrën e Çelsit, me pikë të plota pas 5 javëve të luajtura.

Paraqitjet e mira kanë dhënë mjaft besim në kampin e kuq dhe ky mund të jetë viti i tyre. Kampionati është kthyer në një tabu ne “Anfield”, pasi titulli i fundit daton në vitin e largët 1990. Sezonin e kaluar Liverpul arriti deri në finalen e “Uefa Champions League”, ku dhe u mund nga Real Madrid në shifrat 3-1.

Pikërisht një ndër protagonistët kryesorë të vitit të shkuar, Mohamed Salah  ka folur për pritshmëritë e tij për sa i përket sezonit aktual. Egjiptiani deklaroi se e sheh ekipin mjaft të kompletuar dhe shumë në formë. Sipas sulmuesit çdo gjë është e mundur dhe mendon se Liverpul ka mundësi të arrijë përsëri në finalen e Champions, pse jo dhe ta fitojë atë. Gjithashtu dhe për kampionatin Salah tha se “The reds” do të jenë kampionë këtë vit.

“Sigurisht që mund të arrijmë në finale përsëri, madje këtë herë për ta fituar. Jam i sigurt që mund të fitojmë Championsin dhe Premier Ligën, nuk dua të vendos askënd në presion, por dua të them që çdo gjë është e mundur”, ka përfunduar idhulli i tifozëve të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online