Negredo ndahet me Beshiktashin dhe fluturon drejt Arabisë

Alvaro Negredo ka ndërprerë kontratën me klubin e Beshiktashit për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Siç citon “Bein Sports”, 33-vjeçari spanjoll ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit turk dhe ka arritur akordin me ekipin e Al Naser.

Këta të fundit do të paguajnë 1 milionë euro për kartonin e sulmuesit, për të cilin Beshiktashi pagoi 2.2 milionë euro sezonin e kaluar tek ekipi i Valencias.

Sulmuesi spanjoll ka flutuar drejt Dubait për të kryer vizitat mjekësore dhe pastaj do të firmosë kontratën me ekipin e ri. Ai ka komentuar shkurt duke u shprehur: “Po largohem nga Beshiktashi. Do të më mungojë Stambolli”, ndërsa tashmë është gati për të provuar emocionet e futbollit arab. Negredo numëron dhe 10 gola të shënuar në 21 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Spanjës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online