“Vite më parë mori bujë lajmi i statujës që u vendos në nder të Kristiano Ronaldos në aeroportin e ishullit të Madeiras. Skulptori qartazi nuk kishte bërë një punë shumë të mirë dhe këtë e tregon qartë dhe reagimi i yllit portugez që fillon të qesh pak sekonda pasi e sheh. Të njëjtin trajtim ka pësuar dhe egjiptiani Mohamed Salah.
Soccer star Cristiano Ronaldo needed a second glance at an unusual statue made in his honor pic.twitter.com/1HyhSAL3g4
— NBC News (@NBCNews) March 30, 2017
Një statujë e sulmuesit të Liverpulit u vendos në “Sharm al-Sheikh”, aty ku po zhvillohet dhe forumi botërori i rinisë. Duhet thënë se statuja nuk ka ndonjë ngjashmërinë me futbollistin. Fotot e “veprës së artit” kanë bërë xhiron e botës.
This Mo Salah statue is certainly something… ?? pic.twitter.com/DPE0k9iBlg
— Mo Salah Facts (@MoSalahFacts) November 4, 2018