“Salah bombardues”, racizmi i tifozëve të Çelsit skandalizon Anglinë

Një udhëtim në Pragë për të parë Slavia-Çelsi në Europa League, turizëm dhe birra, çfarë ka më mirë se kaq për një tifoz?

Problemi është se idiotë ka kudo dhe një grup tifozësh të Çelsit e kanë shfrytëzuar udhëtimin në Çeki edhe për të festuar në mënyrë skandaloze, duke fyer me kore raciste yllin e Liverpulit, Mohamed Salah.

https://twitter.com/kexxc/status/1116317309008850944?s=19

“Salah, bombardues”, këndonin tifozët, duke menduar se po bënin humor me temën e terrorizmit me sfond islamik dhe filmuar gjithçka për të shitur mend në rrjetet sociale. Natyrisht, Liverpuli ka dënuar rëndë gjestin dhe Çelsi ka premtuar hetim të plotë, për të mos lejuar më futjen në stadium të tifozëve injorantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *