Këshilla jete nga Ibrahimoviç: Nëse keni talent dhe ambicie, ka vetëm një klub për ju!

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të luajë futboll në nivele të larta dhe është një nga yjet e kampionatit amerikan, por kur sheh pas, kujtimet më të bukura i ka tek Ajaksi, klubi ku është rritur si futbollist, para se të niste fluturimin, duke fituar shumë trofe në karrierë, nga Italia deri në Angli.

Sulmuesi 37-vjeçar e ka nisur karrierën profesioniste 18 vite më parë në Amsterdam, ku luajti për 3 vite, para se të kalonte te Juventusi.

Tani Ibra ka një këshillë për gjithë të rinjtë që duan ta imitojnë: “Nëse je një futbollist i ri dhe ambicioz, nuk ka klub më të mirë se Ajaksi. Mënyra e stërvitjes, filozofia e klubit, lojtarët e shkëlqyer që rriten aty, gjithçka është në nivelin më të lartë. Çdo talenti do i këshilloja ta niste karrierën e vet tek Ajaksi“, tha Ibra në një intervistë për Voetbal International.

Ecuria e shkëlqyer e Ajaksit këtë sezon, duke u bazuar tek talentet e vet, nuk e habit Ibran: “Kjo është pika më e fortë e klubit: periudha e gjatë në të cilën ata vërtetojnë se filozofia e tyre funksionon. Është e pabesueshme sa shumë lojtarë klasi kanë prodhuar”.

“Nëse ke mentalitetin e duhur, është e lehtë të hedhësh hapa të mëdhenj tek Ajaksi: mbaji sytë dhe veshët hapur, mëso nga profesionistët e klubit dhe puno pa ndalur. Këto janë hapat e para për t’u bërë një ndër futbollistët më të mirë në botë. I jam mirënjohës Ajaksit që u bë klubi i parë i huaj që ma ofroi atë shans”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online