Sa shumë ndryshime te Partizani, largime dhe rinovim për Gegën

0

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka rinovuar kontratën me “Demat e Kuq” dhe do të qëndrojë në krye të skuadrës kryeqytetase edhe për një vit e gjysmë. Ky rinovim për teknikun ka ardhur pas rezultateve të shkëlqyera në gjysmën e parë të sezonit, ku Partizani ndodhet në vendin e parë dhe udhëheq Superioren prej shumë javësh.

Gega dhe Partizani do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, ndërsa dy futbollistë jo. Koreani So Hyon Uk është larguar nga “Demat e Kuq” dhe aventura e tij te Partizani është mbyllur. Mbrojtësi nuk ka bindur teknikun Gega dhe ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon, të katërta nga stoli dhe ka vetëm 58 mimuta lojë në emrin e tij.

Përveç Hyon Uk, është larguar edhe një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për Senad Hysenaj, që nuk është aktivizuar asnjëherë për skuadrën e parë të Gegës. 19-vjeçari shkodran dhe Partizani kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe karriera e Hysenaj do të vazhdojë te ndonjë skuadër tjetër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.