Rrugëtimi mes lotëve e gëzimit, sa shumë ka përjetuar Albi Doka!

Albi Doka është vetëm 21 vjeç, por karriera e tij ka kaluar nëpër disa etapa të rëndësishme. Mbrojtësi i djathtë, një prodhim i moshave të Tiranës, ka provuar emocione të ndryshme gjatë dy viteve që mban veshur fanellën bardheblu. Gjithçka për të ka nisur nga Laçi, aty ku skuadra e tij humbi një ndeshje direkte me kurbinasit. Trajner ishte Mirel Josa dhe për Dokën nisi rrugëtimi në futbollin e madh. Boll më te Tirana B!

Nga 5 shkurti i vitit 2017, që përkon me debutimin në Superiore, te 27 maji. Emocionet këtë herë ishin të tjera. Tirana për herë të parë ra nga kategoria. Doka, veçse futbollist, është edhe tifoz i ngjyrave bardheblu. Atë ditë vajtoi një popull i tërë, ai i dashuruar pas klubit emblemë të futbollit shqiptar. Atë ditë fotografi Fatlum Kurtaj dokumentoi një foto shumë emocionuese, me Dokën që qante dhe Denis Pjeshkën që mundohej ta ngushëllonte. Atë ditë Shkodra mendonte për vete, Vllaznia rrezikonte t’u binte në të Parën.

Mbetemi te Tirana dhe Doka, i cili katër ditë më pas (31 maj) fitoi Kupën e Shqipërisë. Trofeu i parë i rëndësishëm, por me rënien në të Parën edhe festa ishte e limituar. Në klub nuk iu gëzuan dot as milionave, pasi UEFA më pas ua bllokoi. Më pas shijoi Europën, duke provuar si ishte të ndesheshe me një ekip si Makabi Tel Aviv. Në fushë për 180 minuta, ndeshje të mira nga mbrojtësi i djathtë, të cilin e priste Kategoria e Parë. Më parë Tirana festoi Superkupën, duke mundur Kukësin që ishte shpallur kampion.

VITI I ZI – Kështu u quajt sezoni i shkuar te Tirana. Garimi në ligën e dytë në vendin tonë ishte i paimagjinueshëm. Për Dokën gjërat nuk shkuan edhe aq mirë në aspektin personal. Trajneri Ze Maria kërkoi ta mbante në ekip dhe ta rriste si lojtar. E shqetësuan dëmtimet dhe në sezonin 2017-2018 numëron vetëm 13 ndeshje në kampionat.  Provoi të shijonte edhe golin e parë me fanellën e Tiranës dhe kjo ndodhi në një fitore 0-6 të arritur ndaj Shkumbinit. Titulli në grupin B nuk u diskutua, sikurse edhe ai i Kategorisë së Parë. Askush nuk mund të gëzonte, rikthimi në elitë ishte detyrim.

NGA KUKËSI TE… KUKËSI – Gjatë sezonit të shkuar, por edhe sivjet, futbollistët e Tiranës kanë vuajtur goxha. Ultrasit bardheblu, me Fanatics në krye, në shumicën e kohës kanë qenë në protestë. Shënjestrimi i tyre ka qenë i shpeshtë, ndërkohë që edhe Doka e ka provuar në kurriz diçka të tillë. Para pak ditësh ishte pikërisht mbrojtësi i djathtë që solli ndryshimin.

Më në fund Fanatiks, ata që në të njëjtët kishin shpalosur në të njëjtën tribunë mesazhin: “Ktu për Tironën, kurrë për lojtarët”. Këtë herë ju gëzuan golit të Albi Dokës kundër Kukësit. Kishte provuar edhe Edon Hasani të festonte me ta, por pritja nuk kishte qenë e mirë. Rezultatet e këtij viti i kanë “zbutur” disi. E kanë kuptuar ata se asgjë nuk fitojnë duke iu kundërvënë futbollistëve. Një sinjal paqeje është në prag, ndërsa fitorja në derbi do të rikthente edhe dashurinë.

Doka, kur ka shkuar të festonte me lojtarët sigurisht që nuk është menduar shumë. Fatmirësisht mori pritjen që deshi. Po me Kukësin kishte përjetuar një nga momentet më të këqija. Pasditen e 6 nëntorit Tirana barazonte me verilindorët, por nuk ishte kjo ajo që tërhoqi vëmendjen. Disa tifozë vërshuan në fushë, duke tentuar t’u heqin edhe fanellat lojtarëve. Mes të “sulmuarve” ishte Doka, ai që të dielën ua bëri zemrat mal Fanatiksave dhe gjithë tifozëve bardheblu.  Sërish lot, por këtë herë lot gëzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online