Rroca: Kukësi një zgjedhje e lehtë, me Shkurtajn do të jetë gjithçka perfekte

Mesfushori i ri i Kukësit, Eduart Rroca ka folur pas prezantimit të tij zyrtar te ekipi verilindor, ku tregoi objektivat, marrëdhëniet me Shkurtajn dhe ambientimin te skuadra e re. 25-vjeçari u shpreh:

“Është e vërtetë që kemi pasur kërkesa dhe një nga skuadra e interesuara ka qenë dhe Shkëndija. Por nuk erdhi asnjëherë një ofertë konkrete dhe unë e kam thënë edhe më përpara që do të shkoj te skuadra që më do më shumë. Kukësi më kërkoi me ngulm dhe zgjedhja ime ishte e qartë.

Ardhja te Kukësi është një hap i mirë për mua. Ky klub ka një projekt ambicioz dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për mua. Jam në një moshë të pjekur tashmë dhe dua të jap maksimumin këtu.

Gjatë vitit të kaluar, nuk kam qenë në 100% tim për shkak dëmtimi. Tani do të punoj shumë në fazën përgatitore dhe shpresoj ta nis vitin në formën e duhur fizike.

Shkurtajn e njoh mirë, pasi kemi luajtur prej vitesh së bashku dhe kjo gjë do të na ndihmojë të ambientohemi sa më shpejt te skuadra e re”,- u shpreh Rroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online