Speciale | Formacioni i karrierës, sa shumë kampionë nga Ernest Gjoka!

Nëse Ernest Gjoka u evidentua në skenën e futbollit shqiptar si trajner në ekipe të elitës, kjo është një pjesë e pasionit të tij, por edhe e punës si një teknik serioz. Ftesës së SportEkspres.com ai nuk i ka thënë “jo” dhe kështu ka ndarë me sportdashësit shqiptarë dhe lexuesit tanë formacionin me lojtarët më të mirë që ai ka drejtuar në karrierë.

Moduli i përzgjedhur prej tij është interesant: 4-2-3-1. Fokusi më së shumti është te Kukësi, klub me të cilën u shpall edhe kampion në sezonin 2016-2017. Portieri më i mirë për Gjokën është Enea Koliçi, të cilin e veçon jo vetëm për prezencën e tij në katërkëndorin kuksian. “Veç personalitetit të tij në portë, Enea Koliçi është portieri që nuk pësoi asnjë humbje në 35 javë kampionat. Besoj se mbetet një nga portierët më të mirë të Kukësit në garimin e tij në Kategorinë Superiore”.

Edhe mbrojtja më e mirë në karrierën e Gjokës si trajner dominohet nga kuksianet. Në krahun e djathtë vendos beratasin Polizoi Arbri, ndërsa në krahun e majtë Gledi Micin. këtë të fundit e ka drejtuar në tre skuadra: te Kamza, Flamurtari e Kukësi. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Ylli Shameti dhe Albi Alla, të katërt këta që për Gjokën kanë pasur dhe kanë personalitet, njëherësh janë edhe vendimtarë në skuadër. “Për mendimin tim, të katërt ishin “diga” që nuk thyheshin lehtë nga çdo kundërshtar. Mbrojtës energjikë dhe me personalitet”.

Dy mesfushorët, që për Gjokën kanë treguar më shumë profesionalizëm, janë Nijas Lena e Besart Musolli. Para tyre pozicionohen Gjergji Muzaka, Hair Zeqiri dhe Zhan Karioka. Ata ishin truri dhe energjia në skuadër. “Të kishe mesfushorë të tillë në skuadër, ishte shumë e vështirë përzgjedhja. Por ishte e lehtë të ndaje mes talentit dhe punës së tyre në shërbim të skuadrës. Të gjithë në fushë mbeten truri dhe energjia, mesfushorë elegantë e me vizion”.

Në formacionin më të mirë të Gjokës ka vend vetëm për një të sulmues të mirëfilltë dhe ai është kroati Pero Pejiç, të cilin aktualisht e quan sulmuesin më  profesionist dhe të paarritshëm në Superioren shqiptare. “Pero Pejiç e ka treguar personalitetin e klasin e tij të lartë në çdo skuadër shqiptare të Superiores. Te Kukësi ai ishte protagonist në çdo ndeshje, jo vetëm si lojtar goli”.

KARRIERA – Ernest Gjoka nuk ka karrierë të gjatë si futbollist, ku e ka nisur në vitin 1990 me U21 të Tiranës dhe dy sezone me skuadrën e Studentit. I lindur në 25 janar 1970, vetëm 39 vjeç ishte kur mori rrugën e trajningut si trajner i parë, e pikërisht me Apoloninë në Kategorinë Superiore.

Si trajner ka drejtuar e drejton skuadra në Superiore, ku në harkun e dhjetë viteve të fundit ka qenë në krye të Flamurtarit, Tomorit, Kukësit, Vllaznisë dhe së fundmi Kamzës. Përgjatë këtyre viteve Gjoka ka fituar 1 kampionat, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të Shqipërisë, ndërkohë që është i përzgjedhur edhe në mediat sportive për mendimin e tij të kualifikuar në futboll.

IDEUAN DHE PËRGATITËN: Vladimir Prenga, Agron Kaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online