Rrezikon të përsëritet skenari i turkut, Milanit i duhet të nxitojë

Milanit mund t’i ndodhë e njëjta histori me Ozan Kabak. Kuqezinjtë ishin shumë afër blerjes së mbrojtësit, por turku vendosi në fund të transferohej te Shalke 04.

Diçka e tillë po përsëritet edhe me Hoakim Andersen dhe Paolo Maldinit i duhet të nxitojë. Mbrojtësi danez është një nga objektivat e Milanit dhe dëshira e madhe e trajnerit Xhampaolo.

Garës për 23-vjeçarin i është bashkuar edhe Lioni. Francezët kanë vepruar shpejt dhe i kanë ofruar 30 milionë euro Sampdorias. Një ofertë që e tundon klubin dorian për ta lënë të lirë Andersen, ndërsa Milani duhet të veprojë shpejt, gjithmonë nëse vazhdon të jetë i interesuar për lojtarin viking.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *