“S’ngopem kurrë, kam fituar më shumë se të gjithë në MLS!”

Zllatan Ibrahimoviç ka gjithmonë diçka për të thënë. Sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi në kampionatin amerikan të futbollit ka folur për veten dhe dëshirën e madhe për të fituar ndeshje e trofe, pavarësisht 37 viteve që mban mbi supe.

Kam ardhur këtu sepse kam fituar shumë. Nuk kam ardhur të relaksohem. Ky jam unë, jo më kot kam fituar 33 trofe. Mendoj se janë më shumë se të gjithë në MLS”, thekson bomberi suedez.

Ibra ka fituar në Holandë katër trofe me Ajaksin, dy herë titullin kampion, kupën dhe Superkupën. Në Itali ka triumfuar tre herë në Serie A, dy herë me Interin dhe një herë me Milanin, ndërkohë që ka triumfuar edhe pesë herë në Superkupë.

Në Francë me PSG-në ngritur tre herë titullin, dy herë Kupën dhe tre herë Superkupën. Sulmuesi ka luajtur edhe me Barcelonë, klub me të cilin fitoi kampionatin, dy Superkupa, Superkupën evropiane dhe Botërorin për klube. Në Angli ka fituar Ligën e Europës me Mançester Junajtid, klub me të cilin ka festuar tre trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online