Rrëfimi prekës, Xhejdon Sanço tregon inspirimin e tij më të madh

Xhejdon Sanço është vetëm 18-vjeç, por mosha e tij e re nuk e pengon që të jetë një nga lojtarët më të mirë në kampionatin gjerman të futbollit. Me fanellën e Dortmundit, britaniku po shkëlqen dhe po tërheq vëmendje të madhe. Ishte pikërisht Sanço që vendosi derbin kundër Shalkes me golin e tij, gol që pati një dedikim shumë të veçantë.

Poezia prekëse për vëllanë e tij, që u nda nga jeta vetëm 5-vjeç

Në krahun e tij të majtë, sulmuesi ka një tatuazh, ku është e shkruar një poezi për vëllanë e tij të vogël, që është ndarë nga jeta në moshë shumë të re. “Unë e ti jemi gjithmonë bashkë, ke qenë një fëmijë shumë special. Nuk mund të prisja deri sa ti të rriteshe, që të të mësoja futbollin dhe të fitonim Kupën së bashku. Por tani ti ke ikur dhe nuk kam çfarë bëj, por do të dua gjithmonë”, ky është tatuazhi që Sanço mban në krah, që i kujton gjithmonë vëllanë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *