Një tjetër brazilian për Milanin, Leonardo përgatit surprizën

Leonardo është një mjeshtër i zbulimit të talenteve dhe Brazili është bastioni i tij. Drejtuesi i Milanit është gati t’iu dhurojë tifozëve të “Djallit” një tjetër lojtar të talentuar nga vendi i sambës.

Siç raporton “Tuttosport”, Milani po ndjek Everton Sousa Soares, lojtarin e Gremios. 22-vjeçari luan në rolin e fantazistit, por bën mirë dhe krahët e sulmit. Leonardo po monitoron paraqitjet e lojtarit dhe është gati të formojë ofertën e duhur për të.

Soares numëron dy ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Brazilit, ndërsa debutoi me kombëtaren bashkë me Lukas Paketën. Ai cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar në Brazil dhe tifozët e Milanit shpresojnë që Leonardo të arrijë sa më shpejt akordin për të transferuar Soaresin në fund të sezonit në Milanelo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online