Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar kyç te Hajduku i Splitit. Qendërmbrojtësi shqiptar ka dhënë një intevistë për medien “Slobodna Dalmacia”, ku ka prekur tema të ndryshme të jetës së tij në Kroaci.
“Futbolli kështu e ka, një trajner të beson më pak, dikush tjetër më shumë. Gjëja më e rëndësishme ka qenë që s’kam humbur vetëbesimin dhe shpresën. Nuk jam një njeri i dobët. Gjithmonë flas me dy shokët e mi Emir Sahitin dhe Lumbardh Dellovën, ata janë nga Kosova. U them gjithmonë që të mos dorëzohen deri në fund. Sahiti është nga Prishtina, po ashtu si dhe unë, ndërsa Devolla nga Prizreni. Në ekip kemi dhe Tahirajn, ai është nga Shqipëria, por i rritur në Itali”.
“Tani arrij të kuptoj kroatishten, por e kam më të lehtë të komunikoj me të tjerët në gjuhën angleze. Hysen Memolla dhe Hamza Berri më ndihmuan të mësoja kroatisht”.
Edi Reja – “Reja dhe Febrari (përgatitësi atletik) janë njerëz fantastik. Mister Reja na prezantoi një metodë tjetër. U ndjemë shumë të qetë me të. Tani gjithçka po shkon mirë. Humbën ndaj Islandës, por luajtëm mirë, ndërsa fitorja 2 – 0 kundër Moldavisë na gëzoi të gjithëve. Bulku është gjithashtu pjesë e stafit të kombëtares, ai ka luajtur te Hajduku gjithashtu”.
Stili i i ri flokëve?
“Ishte shumë vapë, kështu që vendosa t’i shkurtoja disi flokët.
Me këtë model i ngjan pak Eminemit apo jo?
Jo aspak (qesh). Nuk është se jam fans i Eminemit. Flokët thjesht i shkurtova nga vapa. Përsa i përket këngëtarëve dëgjoj më së shumti këngë të Rita Orës dhe Dua Lipës, dy këngëtare shqiptare”.
Rita Ora do vijë këtu në Kroaci për një koncert tani afër, a do shkosh?
Me të vërtetë? Po patjetër (qesh). Bëj shaka nuk jam nga ata që i pëlqejnë koncertet. Jam këtu për të pnuar fort dhe mirë. Jeta e shkurtër dhe për ta shijuar siç duhet duhet të sakrifikosh për të ardhmen.
Tani jeni një ndër liderët e mbrojtjes së Hajdukut. A mos ju kanë bërë padrejtësi më parë?
Nuk e mendoj fare këtë gjë. Në fillim nuk isha as në stolin e rezervave, tani jam në formacion. Thjesht dua të vazhdoj kështu e të luaj mirë. Ndoshta pyetja juaj është e drejtë, por s’ia vlen të kthejmë kokën pas.
Kundërshtari më i rrezikshëm në kampionatin kroat?
Do thosha Radonjiç (sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit), ai është një lojtari i fuqishëm, i rrezikshëm në lojën në ajër, pak a shumë si kolegu im Futacs. Kam marrë vesh që do largohet drejt Rusisë. Përveç atij s’di të them ndonjë emër tjetër. Lojtarët e shkurtër mund t’i bllokok pa problem, pasi jam një lojtar shumë i shpejtë. S’kam frikë askënd
Keni marrë 9 kartonë të verdhë. A mo jeni pak më shumë agresivë se ç’duhet?
“Shpesh herë jam ndëshkuar me të padrejtë. Sezonin tjetër do të kemi sistemin VAR dhe kjo do të më hyjë shumë në punë. Më parë çdokush që vinte në duel me mua simulonte dhe arbitri jepte faull”.