Roshi mungoi, një “ish” i Skëndërbeut protagonist te Grozni

Te skuadra ruse e Akhmat Groznit, aktivizohen momentalisht 2 futbollistë shqiptarë, Odise Roshi dhe Benard Berisha. Roshi ishte dje i pranishëm në ceremoninë e Elseid Hysajt, ndërkohë që ekipi i ti luante një miqësore përballë  MOL Vidit.

Në këtë takim, rolin e protagonistit e ka marrë Benard Berisha. Sulmuesi anësor shënoi dy gola në fitoren 1-2. Fillimisht, 28-vjeçari shënoi me anë të një penalltie në minutën e 58’, ndërsa në të 84-ën, i dha fitoren skuadrës së tij.

MIQËSORE

MOL Vidi – Akhmat Grozni  1-2
Huszti 30’ / B. Berisha 58’ 84’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *