Kërkohet nga 7 skuadra, sulmuesi i Totenhemit duhet të vendosë

Fenerbahçe do të përballet me konkurrencë të ashpër për të nënshkruar me sulmuesin Vinsent Jansen, kartoni i të cilit zotërohet nta Totenhemi. Standard Liezh, Anderleht dhe Shalke janë skuadrat tjera të interesuara për firmën e holandezit.

Dje, u raportua nga Turqia se Totenhemi është i gatshëm të ofrojë 19 milionë euro plus Vinsent Jansen për të nënshkruar mesfushorin e shumëkërkuar, Eljif Elmas, por oferta është refuzuar. Sipas “Fanatik”, ka edhe tre ekipe kineze të interesuara pas Jansen.

Pasi kaloi sezonin 2017/18 në huazim te gjigantët e Super Lig, Jansen u rikthye te Totenhemi verën e kaluar, por për shkak të dëmtimeve, minutat për të ishin me pikatore. Me shumë gjasa, bomberi do të rikthehet te Fenerbaçe përfundimsiht. Ish-sulmuesi i AZ Alkmar është nën kontratë me “Gjelat” e Londrës deri në qershor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online