Një dalje nga pista i kushtoi shumë gjermanit Sebastian Vettel në pistën e kanadasë. Piloti i Ferrarit u dënua me pesë sekonda për shkak se manovra e tij për pak sa nuk shkaktoi një përplasje me makinën e rivalit Lewis Hamilton.
Vettel e kritikoi këtë vendim të komisarëve të garës duke i cilësuar ata si të verbër. Për këtë ngjarje ka folur dhe ish-kampioni i botës Nico Rosberg, i cili e ka cilësuar të drejtë vendimin e zyrtarëve të Formula Uno.
“Rregullat janë të qarta. Kur del nga pista duhet të rikthehesh në të në një mënyrë të sigurt. E kam parë disa herë përsëritje atë rast dhe Hamilton u detyrua të ngadalësohej pasi Vettel shkoi shumë në të djathtë të pistës. Situata ishte aq delikate saqë Hamilton ishte vetëm pak centimetra nga muri në njërin krah, ndërsa në krahun tjetër kishte ngjitur Vettel” .
“Në vend që të ankohej në radio për vendimin ai duhet të kishte vazhduar të rriste diferencën. Kishte ende shumë kohë dhe në atë moment zotëronte një avantazh prej 3.3 sekondash. Këtë duhet të bënte në vend që të bënte komente fyese ndaj zyrtarëve (Vettel tha se janë të verbër”)