“Molla e ndaluar e Superiores”, debutim ëndrrash për Ekuban në Turqi

E kërkuan në Shqipëri. Partizani dhe Flamurtari e dëshironin, por Kaleb Ekuban tregoi përse zgjodhi të vendosej sërish në provë, në arenën e madhe. I pjekur si lojtar dhe gati për sfida të rëndësishme. Këtë e tregoi në fushë, ku gjeti menjëherë golin në debutimin me Trabzonspor.

Vetëm 48 orë pas zyrtarizimit te skuadra turke, sulmuesi luajti dhe shënoi në fitoren 4-0 që ekipi i tij regjistroi përballë Gallatasarajit. Praktikisht një start ëndrrash. I aktivizuar në të 86-ën në fushë, kur rezultati ishte 3-0 për ekipin nga Trabzoni, Ekuban shënoi golin që vulosi “pokerin” në minutën e 93-të.

Një debutim perfekt për sulmuesin italo-ganez, që shfrytëzoi çdo mundësi që i’u krijua, mes tyre edhe mbrëmjen e tmerrshme të ekipit të Gallatasarajit. Pak minuta në fushë, për të treguar përse Trabzonspori vendosi të investonte te sulmuesi, që e përdori Shqipërinë si katapultë për Europën e madhe dhe përse Ekuban vendosi të mos kthehej më në Kategorinë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online