Ronaldo “kopjon” Van Dijk, analizon sezonin e parë me Juventusin

Virxhil Van Dijk dhe Kristiano Ronaldo janë dy nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë” të këtij viti. Van Dijk shfrytëzoi Instagramin për të treguar sukseset e tij dhe Ronaldo, për të mos mbetur pas, i rifreskoi memorien tifozëve me arritjet e tij këtë sezon. Në Instagram, ylli portugez shkroi:

“Çfarë sezoni i paharrueshëm. Eksperienca të reja, klub gjigant, qytet i jashtëzakonshëm, theva rekorde dhe fitova tre trofe të tjerë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit për mikpritjen e jashtëzakonshme karshi meje. Ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e sukseseve tona.

Falëminderit fansave të mi në të gjithë botën, veçanërisht tifozëve portugezë, të cilët na ndihmuan në një tjetër arritje historike. Ju gjithmonë keni një vend special në zemrën time”, shkroi Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online