Djali i madh i Kristiano Ronaldos, i cili mban të njëjtin emër me të atin, fitoi famë pas një video ku shfaqej duke shënuar disa gola në një ndeshje me ekipet e moshave të Juventusit. Vite më parë Kristiano tha se djali i tij nuk e pëlqente futbollin, madje në rastet e para ku luante pëlqente të ishte portier. Por, fatmirësisht për CR7, djali i tij ka ndryshuar mendje.
Në një intervistë për mediet spanjolle, Ronaldo është shprehur i lumtur që djalit të tij i shijon të luajë futboll, por portugezi ndau me gazetarët edhe një ngacmim që i bënte i biri ja bën shpesh.
“Do doja shumë që Krisi (djali) të bëhej një futbollist. Ai më thotë shpesh se do të bëhet më i mirë, por do ta ketë të vështirë”, thotë Ronaldo duke qeshur. 33-vjeçari ka thënë se ka parë tek i biri aftësi të veçanta, çka tregojnë se ai ka talent.