Vështirësitë, motivimi nga Maldini dhe puna me Gatuzon: rrëfehet Kaldara

Nga Atalanta te Milani, duke kaluar nëpërmjet Juventusit. Matia Kaldara po përshtatet me realitetin e ri. Në një intervistë të gjatë për “Milan Channel”, mbrojtësi ka rrëfyer gjithçka, nga ndryshimi i ambientit, emocionet, emrat e përveçëm te kuqezinjtë dhe objektivat.

NDRYSHIMI I MODULIT – “Ishte një ndryshim radikal të kalosh nga mbrojta me tre lojtarë te ajo me katër. Ka qenë një muaj intensiv, po përpiqem të rikuperoj gjithçka duke punuar me shokët e skuadrës, në mënyrë që të luaj sa më shpejt. Raporti me Musakion, Romanjolin dhe Zapatën? Kuptohemi mirë. Të luash me katër lojtarë të duhet të lexosh njëjtë me të gjithë situatën e krijuar, duke e dërguar kundërshtarin në drejtim të kundërt, ndryshe krijohen episode jo komode. Po përshtatem me këshillat që më jep trajneri”.

GATUZO – “Ai është gjithmonë me ne në fushë, ai na mbush me frymëzim dhe na inkurajon. Kështu që me të vërtetë jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”.

EUROPA – “Kam provuar të luaj sezonin e shkuar në Europë dhe ndryshon gjithçka. Ritmi është shumë i shpejtë. Duhet të rikuperohesh shpejt pas ndeshjeve, pasi luan çdo tre ditë dhe kjo është e rëndësishme. Duam të bëjmë mirë në Europa League dhe në kampionat. Pastaj kam parë kampionë të fitojnë gjithçka me Milanin në Europë, sidomos në Champions, ndaj të vesh këtë fanellë në Europë është një krenari”.

PRANIA E MALDINIT – Nuk e kisha menduar kurrë më parë. Është një figurë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ta shohësh atë çdo ditë është një shtytje më shumë. Duhet ta rikthejmë Milanin aty ku e meriton.

ATALANTA – “Të luash kundër skuadrave fizike është e komplikuar. Do të duhet të vrapojmë shumë, duhet t’i kushtosh vëmendje topave të tyre të hedhur në thellësi dhe skemës së tyre të lojës. Duhet të jemi gati, pasi ata do të luajnë hapur dhe do të kërkojnë të fitojnë.  Është kënaqësi të rikthehem, kam ndarë me ta përvoja unike. tani është një tjetër histori, të dielën duam të fitojmë. kjo pasi duam të bëjmë një kampionat të madh dhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

KOMBËTARJA – “Fakti që luajmë së bashku na ndihmon të marrim të njëjtat vendime. Kjo na ndihmon dhe na bën të njihemi më mirë. Është e rëndësishme që kemi mes shtyllave një portier si Xhixho. Jam i lumtur që luaj me Romanjolin dhe Donarumën”.

HIGUAIN – “Kam luajtur në disa raste ndaj Gonzalos, por t’a shohësh në stërvitje është ndryshe. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fortë, ndoshta qendërsulmuesi më i mirë në Itali”.

MILANELO – “Si janë ditët kuqezi? Ritmi është i njëjti. Milani ka një impakt mediatik më të madh se Atalanta, por unë mbetem po i njëjti person”.

OBJEKTIVAT – “Së pari, është të mësoj konceptin e lojës që kërkon trajneri Gatuzo. Më pas synoj të luaj me vazhdimësi dhe të ndihmoj skuadrën”.

EKIPI – “Është e nevojshme të përcaktohen objektiva. Milani meriton të jetë në Champions, ky është objektivi ynë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e thjeshtë, por me lojtarët dhe cilësinë që kemi, jemi të vetëdijshëm se mund t’ia dalim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online