Olimpik Marseja është e interesuar për një mesfushor dhe Kevin Strotman është objektivi kryesor. Mesfushori holandez është një preferencë e teknikut Rudi Garsia, i cili ka punuar me të gjatë periudhës kur drejtonte Romën.
Francezët afrojnë 30 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit dhe palët janë drejt akordit. Siç citon “Il Romanista”, Roma ka vendosur të pranojë ofertën e Marsejës dhe Strotman nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Atalantën. Mesfushori nuk ishte shumë i bindur në fillim për për të ndërruar skuadër dhe kampionat, por oferta prej 4.5 milionë eurosh në sezon i ka ndryshuar mendjen.
Holandezin e intrigon dhe fakti që do të punojë përsëri me Rudi Garsian, i cili është gati t’i japë një rol lideri në ekip. Mesfushori aktivizohet me Romën që nga viti 2013 dhe ai numëron 102 ndeshje dhe 10 gola të shënuar me bluzën verdhekuqe.