VIDEO | Fenomeni 12-vjeçar i basketbollit, askush si Roks

Shumica prej nesh kanë patur në shkollë një djalë të gjatë. Kur vinte rasti për të zhvilluar një ndeshje basketbolli, ai zgjidhej i pari nga profesori dhe të gjithë preferonin ta kishin shok skuadre dhe jo kundër. Mjaftonte gjatësia e madhe dhe gjithçka ishte më e lehtë për të dhe e pamundur që të frenohej nga të tjerët. Një rast i ngjashëm na vjen nga Franca.

Quhet Oliver Roks, është 12 vjeç dhe është mbi dy metra i gjatë. E vështirë të mos merresh me basketboll me këtë gjatësi dhe nuk mund të ndodhte ndryshe me Roks. Trupi i tij është “çmendur” dhe është i sigurtë fakti që djaloshi do të zgjatet akoma dhe më shumë. Një fenomen me vete…

Ai është i papërmbajtshëm dhe ndeshjet me moshatarët e vet kthehen shpesh herë në “qesharake”. Askush nuk e ndalon dot, ndërsa Roks nuk ka nevojë fare të kërcejë, por thjesht të ngrejë dorën dhe shënojë kosh. Ai është i talentuar në goditjet nga distanca dhe e ardhmja e tij është e ndritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online