Roma “peshkon” te Dortmundi, ultimatum për Di Françeskon

Roma është një nga shumë klubet që po e presin me padurim hapjen e merkatos së janarit. Monçi, drejtori sportiv i verdhekuqve, vazhdon të jetë i interesuar për Julian Vaigl. Mesfushori i Dortmundit ka përfunduar në stol me ardhjen e trajnerit Favre në stol, ndërsa Roma po insistojnë për shërbimet e tij.

Siç citon “Corriere dello Sport”, Monçi preferon një huazim 18 mujor, por kërkon dhe të drejtën e blerjes së tij. Palët po punojnë për të përcaktuar detajet e marrëveshjes, ndërsa Dortmundi do të kërkojë me siguri përfshirjen e klauzolës së riblerjes së Vaigl.

Julian Vaigl

Lojtari numëron dhe 5 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, ku debutoi me 29 maj të vitit 2016 në miqësoren e humbur përballë Sllovakisë. Roma vazhdon kontaktet me Dortmundin dhe menaxherin e lojtarit, ndërsa Monçi po ngulmon ta marrë lojtarin në huazim deri në vitin 2020, për të paguar më pas për kartonin e tij, ashtu siç verdhezinjtë gjermanë mund ta riblejnë përsëri mesfushorin difensiv.

Nga ana tjetër, Monçi i ka dhënë përsëri besim Eusebio Di Françeskos. Trajneri i Romës rrezikon prej kohësh postin e tij, ndërsa drejtori spanjoll është i bindur që Di Françesko e ka mundësinë për të kaluar këtë situatë të vështirë. Megjithatë, ndeshja e radhës kundër Xhenoas së Prandelit është deçizive dhe për Romën nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *