VIDEO | “Njeriu i korneve”, Valon Ahmedi bën edhe portierin të shënojë gol!

Valon Ahmedi është lojtari i cili po shkëlqen në Izrael. 24-vjeçari la Mariborin në verë, për të nisur një aventurë të re te skuadra e Hapoel Ironi Kiryat Shmona. Performanca e lojtarit të lindur në Ohër ka qenë mbresëlënëse, duke qenë “njeriu asist”, por ka arritur që të shënojë edhe një gol.

Edhe në ndeshjen e së shtunës, Ahmedi ka qenë protagonist në barazimin që skuadra e tij ka marrë ndaj Makabi Haifas. Lojtari kuqezi dha dy asiste, duke shërbyer dy herë saktë nga goditjet e këndit.

Të dy golat janë të veçantë, pasi në rastin e parë ishte një skemë perfekte e skuadrës së Hapoel Ironi Kiryat Shmona, ndërsa në rastin e dytë, pasimi i Ahmedit u kthye në gol nga portieri. Vetë Ahmedi kishte rast të shënonte gol, përmes një goditje dënimi, por topi shkoi ngjitur me shtyllën, edhe pse ekzekutimi i tij ishte mjaft i mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online