Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0 – 0 në transfertën ndaj Sasuoloës. Ekipi emilian u tregua “kockë e fortë” duke arritur t’i bëhej pengesë skuadrës së Klaudio Ranierit.
Roma dominoi në kontrollin e topit, por verdhekuqtë nuk u treguan të saktë në mundësitë që krijuan. Momenti më dramatik i ndeshjes ishte goli i Xhekos në minutat e fundit të takimit, por festa u prish menjëherë për shkak se goli i boshnjakut u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Megjithëse matematika e mban ende në garë për vendet e Champions-it, ky hap fals i Romës me siguri do t’i kushtojë shumë me Milanin dhe Atalantën që janë dukshëm më të favorizuar për vendin e katërt.
Standings provided by Sofascore LiveScore