Roma e tall në Twitter, Interi ia fut kot me përgjigjen

Nëse ende nuk e dini, Roma ka faqen më zbavitëse në Serinë A në Twitter. Versioni anglisht i klubit verdhekuq është një burim perlash humori, duke imituar klubet angleze e ato gjermane, që ka kohë që janë në pararojë, kur bëhet fjalë për të zbavitur tifozët në rrjetet sociale, duke pasur ndjekës të shumtë e duke fituar tifozë të rinj.

Sot faqja e Romës ka publikuar një kolazh fotosh për skuadrat kryesore në Itali, me goditjet e merkatos verore, ndërsa tek Interi karikatura e Arturo Vidalit është kthyer në burim gallate në rrjet.

Interi u mundua të reagonte me ironi, duke postuar foton e Naingolanit dhe pranë tij atë të Pastores, i cili pasoi “Ninxhan” te Roma, por shakaja dështoi keq.

Tifozët, edhe ata zikaltër, kanë kritikuar faqen e Interit, duke u kujtuar se po të ishte për ironi, zgjedhja e vetme ishte postimi i fotos së Malkom, i cili u nis për në Romë dhe përfundoi brenda natës në Barcelonë. Roma 1, Inter 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online