Roma “e lodhur” me Di Françeskon, hedh sytë nga Montela

Roma nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon dhe në kampionat është disi larg pritshmërive. Humbja ndaj Udinezes javën e shkuar, si dhe humbja ndaj Realit në mesjavë, ka sjellë përsëri pikëpyetje në lidhje me stolin e verdhekuqve.

Mbrëmjen e së dielës, Roma do të ketë një sfidë mjaft delikate ndaj Interit, ndeshje që do të përcaktojë shumë edhe për ecurinë e Di Françeskos, i cili u vërshëllye pas sfidës ndaj Realit.

Ditët e fundit po përflitet se zëvendësuesi i Di Françeskos mund të jetë një njohje e vjetër për Romën. Pikërisht ish-lojtari dhe trajneri i saj, Viçenzo Montela, shihet si zëvendësuesi kryesor i Di Françeskos në rast se ky i fundit do të shkarkohet.

Montela ka qenë në krye të Romës në vitin 2011, ku e drejtoi ekipin verdhekuq për 16 ndeshje. Një emër tjetër që ishte përfolur, ishte dhe ai i Paolo Sosës, por ky i fundit duket se është shumë pranë Sauthemptonit në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online