Skënderbeu gati për Teutën, mungon një titullar

Skënderbeu përballet nesër me Teutën, ndërkohë që trajneri Orges Shehi nuk do ta ketë ekipin e plotë. Sulmuesi Blerim Krasniqi është dëmtuar dhe stafi teknik po i bën llogaritë pa të. Kështu nga minuta e parë pritet të luajë Oto Xhon.

“Blerim Krasniqi është e vetmja mungesë për takimin e së shtunës. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim i cili e bën të pamundur aktivizimin ndaj Teutës. Pjesa tjetër e grupit në gjendje optimale në prag të takimit”, njofton klubi i Skënderbeut. Ndeshja luhet nesër prej orës 17:00, ndërkohë që kanë dalë edhe çmimet e biletave për këtë përballje.

ÇMIMET E BILETAVE, SKËNDERBEU-TEUTA
(E shtunë, më 1 dhjetor; Stadiumi “Skënderbeu”, ora 17:00)
Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 400 Lekë
Tribuna C – 300 Lekë
Tribuna E, D – 200 Lekë
SHITJA: Biletat kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini pranë biletarisë te stadiumi “Skënderbeu”

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/725452737824802/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online